Arrestohet një polic në Gjakovë, tre të tjerë suspendohen në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se ka arrestuar një zyrtar policor dhe ka suspenduar tre zyrtarë të tjerë.

Sipas njoftimit, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në dy raste të ndara ka realizuar disa veprime hetimore në konsultim edhe me prokuroritë kompetente. Si rezultat i hetimeve të suksesshme në njërin rast është arrestuar një zyrtar policor kurse në rastin tjetër është dhënë rekomandimi për suspendimin e tre punonjësve të PK-së.

“Arrestimi i zyrtarit policor është realizuar sot (05.08.2019) në orët e mbrëmjes ku hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar një të dyshuar (rreshter policor në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale kanosje dhe dhunë në familje”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, arrestimit i kanë paraprirë veprimet hetimore kurse të dyshuarit tashmë të arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Ndërkaq rasti i dytë është realizuar sot në Prishtinë ku IPK-ja ka pranuar informacion se tre zyrtarë policorë kanë qenë të përfshirë në një incident pas një mosmarrëveshje mes njërit tjetrit.

Hetuesit e IPK-së kanë reaguar menjëherë posa e kanë pranuar informacionin dhe të njëjtit janë duke ndërmarrë akoma veprime hetimore në teren konform autorizimeve ligjore të IPK-së dhe konsultimeve nga prokurori kompetent.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme