Arrestohet një rus për sulmin në Euro 2016

Një qytetar rus është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje në qytetin Marsej të Francës, në lidhje me një sulm gjatë kampionatit evropian të futbollit Euro 2016, gjatë të cilit një tifoz anglez i futbollit ishte lënduar rëndë.

I dyshuari, 31-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik, është në paraburgim, ka thënë për agjencinë AFP, prokurori Xavier Tarabeux.

Nëse dënohet, i dyshuari rus mund të përballet me 15 vjet burgim, nën akuzat për tentim-vrasje dhe lëndim të rëndë trupor.

I dyshuari i është dorëzuar autoriteteve franceze nga homologët e tyre gjermanë, të cilët e kishin arrestuar atë muajin e kaluar në aeoportin në Mynih, teksa i dyshuari po udhëtonte për në Bilbao të Spanjës, për të marrë pjesë në ndjeshjen e Spartakut të Moskës.

Ambasada ruse në Berlin kishte protestuar kundër këtij arrestimi.

Ky arrestim vjen vetëm disa muaj para se Rusia të organizojë Kupën e Botës këtë verë. Shqetësimet janë rritur se skena të dhunës, siç ishin parë në rrugët e Marsejit në vitin 2016, para ndeshjes Rusi-Angli, mund të përsëriten edhe gjatë këtij kampionati.

I dyshuari, së bashku me disa të dyshuar të tjerë rusë, akuzohet se ka sulmuar tifozin anglez Andrew Bache, i cili ka pësuar thyerje të eshtrave dhe lëndime në tru dhe mushkëri.

Franca kishte arrestuar tifozë rusë dhe anglezë dhe ka deportuar më shumë se 20 persona për shkak të dhunës, që kishte lënë mbi 30 persona të plagosur./REL

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme