Arrestohet një shtetas serb në Fushë-Kosovë. Sipas raportimeve, ai akuzohet për veprat penale “përgatitje e veprës penale vrasje”, “prezantim i rremë si person zyrtar” dhe “mashtrim”.
Policia e Kosovës njofton se ka kontrolluar banesën e tij dhe ka sekuestruar dokumente.
“PËrgaditje e veprës penale vrasje dhe prezantim i rremë si person zyrtar dhe mashtrim.
Më 05.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura.
Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.