Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Rakosh të Istogut, i cili ka sulmuar zyrtarët policorë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka sulmuar verbalisht zyrtarët policorë derisa i kontrollonin veturën dhe dokumentet personale.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.