Arrestohet pedofili rus, përdhunoi 919 adoleshente

Viktor Lishavsky nga Rusia ka abuzuar me vajzat të cilat ishin nën kujdesin e tij ligjor.
“Monstra” është arrestuar në qershor të vitit të kaluar por vetëm tani janë publikuar më shumë detaje të krimeve të tij të tmerrshme.

Nëse dënohet 37-vjeçari do konsiderohet pedofili më i keq në histori, raporton Daily Mail.

Ndërsa ditën merrej me biznesin e tij, një dyqan për riparimin e këpucëve, gjatë natës sulmonte rregullisht vajzat adoleshentë nën kujdesin e tij ligjor gjatë një periudhe 5 vjeçare.

Ai u arrestua në Komsomolsk-on-Amur kur një nga vajzat i tregoi mësuesit të saj që lajmëroi policinë.

Më parë Lishavsky kishte qenë kreu i një kishe ungjillore në Amursk në Lindjen e Largët të Rusisë.

Vajzat e tjera nën kujdestarinë e tij filluan të ta denonconin duke dhënë detaje sesi ato merreshin një nga një në banesë dhe ai abuzonte seksualisht me ta.

Ai është akuzuar për 248 përdhunime si edhe 358 veprime seksuale të dhunshme kundër vajzave të moshës 13 ose më të vogla.

Përveç kësaj ai me akuza për akte të tjera të dhunshme 22 të natyrës seksuale ndaj vajzave nën moshën 14 vjeçare.

Lishavsky dyshohet se ka kryer më vonë edhe 11 përdhunime të tjera ose sulme të tjera brutale seksuale ku ai i kërcënonte vajzat me vrasje.

Disa akuza të tjera lidhen me torturimin e vajzave dhe duke abuzuar me rolin e tij si kujdestar.

Përpos këtyre, Lishavsky akuzohet për 122 krime të një natyre seksuale me përdorimin e dhunës dhe 151 akuza për marrëdhënie seksuale duke përfituar nga gjendja e pafuqishme e viktimës’- të gjitha këto kundër vajzave të mitura midis moshës 14 dhe 17 vjeç, transmeton oranews. Shërbimet sociale në rajonin e Khabarovskit akuzohen gjithashtu për neglizhencë për vendosjen e fëmijëve jetimë nën mbikëqyrjen e tij.

Kur u akuza në fillim zyrtarët thanë se bëhej fjalë për 729 akuza për sulme seksuale por tani numri ka arritur në 919.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme