Arrestohet për prostitucion Togeri që vitin e kaluar keqtrajtoi fotoreporterët

Personi për të cilin ishte raportuar dy ditë më parë se u arrestua si i dyshuar për trafikim me njerëz dhe prostitucion, është hiq me pak se Toger i Policisë se Kosovës. Pavarësisht se kjo nuk është raportuar në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës, burimet e portalit Infokusi kanë bërë të ditur se i arrestuari është Saim Januzi, toger i Policisë së Kosovës.

Po ashtu burimet e portalit kanë treguar se bëhet fjalë për të njëjtin person i cili në vitin e kaluar keqtrajtoj  fotoreporteret e “Kohës Ditore” dhe portalit “Indeksonline”, gjatë kohës sa ata ishin duke fotografuar në një ndeshje sportive. Më saktësisht ngjarja kishte ndodhur në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë ku këta fotoreporter ishin penguar gjatë punës së tyre. Lajmi ka qenë i botuar edhe në websajtin zyrtar të EULEX-it, shkruan Infokusi.com

Ky portal, duke iu referuar burimeve brenda Policisë së Kosovës, vitin e kaluar kishte zbuluar se i njëjti pjesëtar i Policisë së Kosovës, ishte i dyshuar për një vjedhje milionëshe në një hotel në Barcelonë. Rasti kishte ndodhur në korrik të vitit 2009, ku dyshohet se Togeri se bashku me disa të tjerë kishin vjedhur stoli ari në vlerë prej 1.3 milion eurosh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme