Arrestohet për spiunazh rusja që u përpoq të organizonte takime sekrete Trump-Putin

Një grua ruse, e cila kishte tentuar të organizonte takime sekrete ndërmjet Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale të 2016’s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është arrestuar për spiunazh. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Disa orë pasi presidenti amerikan,  Trump, u takua me homologun e tij rus, Putin, dhe tha se Rusia s’ka pasur arsye të ndërhynte në zgjedhjet amerikane, Departamenti i Drejtësisë njoftoi për arrestimin e shtetases 29-vjeçare ruse, Maria Butina, dhe e akuzoi atë për spiunazh në SHBA.

Departamenti i Drejtësisë ka thënë se Butina, e cila jeton në Uashington, ka vepruar si agjente brenda Amerikës, “duke krijuar raporte me persona amerikanë, dhe duke depërtuar në organizata me ndikim në politikën amerikane, me qëllim avancimin e interesave të Federatës Ruse”.

Ajo i ka kryer këto aktivitete, pa e njoftuar qeverinë amerikane se po punonte për Rusinë, gjë që kërkohet me ligj.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme