Arrestohet për vjedhje Fredi Alizoti, personi që dëshmoi për zërin e vëllait të Fatmir Xhafajt

Fredi Alizoti, i cili u arrestua në 2018-ën nën akuzën se imitoi zërin e Geron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në dosjen ‘Babalja’, ka përfunduar sërish në telashe me policinë.


49-vjeçari, banues në Fier është kapur duke vjedhur në një dyqan veshjesh, në një qendër tregtare në këtë qytet. Pas denoncimit të pronarit të dyqanit, Alizoti është vënë në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 49 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke vjedhur veshje në dyqanin e një qendre tregtare në Fier.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme