Të shtunën policia ka arrestuar një banor të Klinës pasi nuk ka respektuar rregullat e izolimit.
Siç njofton policia, atij i është bërë me dije se me urdhër të Qeverisë së Kosovës nuk i lejohet që të lëvizë në komunat tjera për shkak të pandemisë dhe i njëjti me shpejtësi ka vazhdur me veturë në drejtim të Pejës.
Por, më pas policia ka arrituar ta ndalojë dhe pas intervistimit është dërguar për 48 orë në mbajtje.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton policia përmes raportit 24 orësh. /Gazeta Sinjali/