Arrestohet Saimir Tahiri

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të akuzuar si të përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi për ish-ministrin masën e sigurisë personale “arrest me burg”, por që nuk është pranuar nga gjykata, duke vendosur të japë një masë më të zbutur.

Vendimi i gjykatës urdhëron Tahirin të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3.

Tahiri akuzohet si i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.

Disa ditë më parë, ish-ministri Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit e bashkë me të edhe imunitetin që i siguronte ky post, duke i lejuar organeve të drejtësisë hetimin e tij si një shtetas i thjeshtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme