Arrestohet shqiptari Met Kanan, baroni i drogës në Turqi (FOTO-VIDEO)

11 shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Turqi, pasi ishin pjesë e një organizate të trafikut të drogës.

Siç bëhet me dije nga mediat turke, policia ka kryer një operacioni të gjerë, duke sekuestruar edhe 1.1 ton kanabis me një vlerë tregu rrethe 5.2 milionë euro.

Hetuesit kishin 6 muaj që ishin vënë në gjurmët e kësaj organizate, ndërsa ditën e sotme kanë zhvilluar edhe operacionin për arrestimin e tyre.

Mësohet se në mesit e të arrestuarve është edhe Met Kanani, i cili njihet si një ndër baronët e drogës në Turqi.

Ai u arrestua teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit, ndërsa droga dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria përmes rrugëve detare.

 

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme