Arrestohet shqiptari në Itali, kishte në veturë 100 kg drogë

Policia italiane në rajonin e Kalabrisë ka vënë në pranga një shtetas shqiptar me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike të tipit marihuanë. Në automjetin e tij u sekuestruan rreth 100 kg marihuanë.

Arrestimi i shqiptarit u krye pas një ndjekje prej disa minutash në daljen e autostradës në afërsi të komunës Snatì Onufrio.

Shqiptari nuk i ndaloi një postblloku të policisë rrugore duke tentuar largimin me shpejtësi.

Policia italiane mundi të ndalojë automjetin në bagazhin e të cilit u gjet lënda narkotike.

Për shqiptarin janë hapur dyert e burgut ndërkohë që autoritetet po hetojnë mbi bashkëpunëtorët e destinacionin e lëndës narkotike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme