Arrestohet shqiptari pas 19 vitesh arrati, u identifikua nga tatuazhi i një gruaje gjysmë të zhveshur! 52-vjeçari, kreu i një organizate për shfrytëzim pr*stitucioni


Pas gati dy dekadash në arrati, autoritetet italiane kanë vënë në pranga 52-vjeçarin shqiptar Durin Lusha, i shpallur në kërkim në të gjithë Evropën.

Ai u arrestua në një lokal pranë një pike karburanti në Taviano, provincën e Leçes, pasi policia e identifikoi falë një tatuazhi karakteristik në parakrahun e djathtë – një grua gjysmë e zhveshur.

Lusha ishte dënuar me 10 vite burg, pasi drejtonte një organizatë italo-shqiptare të specializuar në shfrytëzimin e grave të reja të huaja, kryesisht nga Shqipëria, për prostitucion.

Për të shmangur kapjen, ai kishte përdorur një pasaportë me emër të ndryshuar, duke figuruar si Elidon Lusha. Megjithatë, detaji i tatuazhit e tradhtoi, duke i dhënë fund arratisë së tij 19-vjeçare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme