Gjatë natës së djeshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpunës policorë kanë privuar nga liria dy shtetas të huaj dhe kanë gjetur nëntë emigrantë nga Siria dhe Afganistani.
“Me datë 19.10.2022 në ora 19:20 në rrugën rajonale Dojran-Vallandovë, kryqëzimi i fshatit Furka në drejtim të fshatit Dedeli, policët e stacionit policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare Dojrani i Vjetër dhe nga Stacioni Policor Vallandovë, së bashku me pjesëtarët e Armatës së RMV-së, i kanë hequr lirinë I.Sh.(22) nga Kosova. Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Citroen”, me marka kombëtare kosovare, janë gjetur gjashtë emigrantë nga Siria”, njoftoi sot MPB.
Gjatë natës në ora 01:30 në magjistralen Gjevgjeli – Shkup, në qarkoren Miravci, nëpunës policorë të Stacionit policor për kalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare “Bogorodicë” kanë privuar nga liria A.A (25) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit në veturën “Renault Klio” me targa serbe, në pronësi të një kompanie rent-a-car, të cilën ai e drejtonte, janë gjetur tre emigrantë nga Afganistani.
MPB bën me dije se emigrantët janë dërguar në një qendër pritje-tranzite për përpunim të mëtejshëm të rastit, ndërsa kontrabandistët janë ndaluar në stacion. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.