Policia ka arrestuar personin i cili pasdite ka gjuajtur me armë zjarrin ndja ish ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov, raporton SHENJA.
Sulmuesi është arrestuar në vendngjarje, ndërsa sipas informacioneve, bëhet fjalë për person të moshës rreth 50-60 vjeçar.
Sipas informacioneve jozyrtare sulmuesi ka shtënë dy plumba drejt Nikolla Todorovit, por për fat të mirë ai nuk është i lënduar.
Të punësuarit janë mbyllur në zyret e tyre, ndërsa ministria është e bllokuar nga policia.