Jonathan David transferohet në Serie A.
Sulmuesi kanadez, Jonathan David është njëri nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive, falë paraqitjeve mbreslënëse me Lille.
Kanadezi ka realizuar 20 gola dhe 9 asistime në 34 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ndërsa në verë ka vendosur që të largohet nga Lille si futbollist i lirë.
Sipas Calciomercato, Jonathan David i ka thënë po Interit. Zikaltërit thuhet se kanë arritur marrëveshje me kanadezin, me këtë të fundit që do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.
David do të firmos kontratë pesë vjeçare me Interin dhe gjithashtu do të përfitojë një bonus nënshkrimi prej 5 milionë eurove.