Arrihet marrëveshje mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit

Gajtë takimit mes SASHK-ut dhe Ministrisë se Arsimit është rënë dakord që paga minimale për arsimin e mesëm dhe fillor të rritet për 15 përqind që nga shtatori, shkruan Alsati.

Ministri Shaqiri thekson se ndjehet i lumtur që ky proces mbaroi me një epilog të suksesshëm dhe të kapshëm nga të gjithë palët.

Rekomandimet e ndërmjetësuesit do t’i prezantohen sindikatës, ndërsa kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov shpreson se do të pranohen, pas së cilës më së voni për 10 ditë duhet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet SASHK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Shpresoj se anëtarësia do t’i pranojë rekomandimet e ndërmjetësuesit”, tha Nedelkov pas takimit.

Me këtë, në përfundim të afatit ligjor, të dyja palët, me ndërmjetësimin e një pajtuesi të caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, gjetën një zgjidhje të pranueshme reciprokisht për kërkesat e Sindikatës.

Greva në kopshte dhe shkolla filloi më 11 prill me kërkesën për rritje të pagave prej 18.4 për qind. Më 28 prill, greva u ndërpre pasi sindikata mori një njoftim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkon zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes së punës përmes ndërmjetësuesit. Pas emërimit të ndërmjetësuesit, filloi procesi i pajtimit mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i cili në përfundim të afatit ligjor prej 20 ditësh përfundoi me harmonizimin e qëndrimeve të të dyja palëve./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme