Arrin në 142 numri i të vdekurve në aksidentin hekurudhor

Bilanci i viktimave të katastrofës hekurudhore që ndodhi dje në Indi përkeqësohet duke arritur në 142 të vdekur ndërkohë që forcat e shpëtimit kanë punuar gjithë mbrëmjen për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e trenit, njoftuan sot autoritetet.

“Nuk ka më shpresa për të gjetur të mbijetuar në 14 vagonat e ‘Indore Patna Express’ që dolën nga shinat në shtetin e Uttar Pradesh, në veri të Indisë”, theksojnë autoritetet.

“Bilanci përfundimtar pritet të jetë shumë më i lartë dhe do të jetë e vështirë të identifikohen të gjithë personat, pas shumë prej trupave janë shumë të dëmtuar”, njoftoi një përgjegjës i lartë i qeverisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme