Arsimtarit s’i shkrepi arma, shpëton drejtori i Arsimit në Lipjan

Nëse një arsimtari do t’i kishte shkrepur arma dje, atëherë drejtori i Arsimit të Komunës së Lipjanit, Rasim Hasani, ka mundur të jetë i vdekur.

Shkas për kërcënimin me armë ishte skadimi i kontratës së punës një mësimdhënësi, e të cilit nuk i është vazhduar ajo. Ai ka shkuar direkt në zyrën e të parit të arsimit në këtë komunë për ta sulmuar me armë.

Policia ka deklaruar se i dyshuari i është kërcënuar me armë drejtorit të Arsimit, të martën rreth orës 11:30 minuta.

Këtë akt, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, e ka quajtur të papranueshëm dhe ka kërkuar që drejtësia ta thotë fjalën e saj sa më parë.

Sipas Ahmetit, në këtë rast nuk ka as çfarë të hetohet pasi kamerat e sigurisë dhe gjithçka tjetër, tregojnë fare qartë se çfarë ka ndodhur. Ai tha se nga kjo ngjarje janë tmerruar edhe punëtorët e tjerë të komunës, raporton lajmi.net.

Nga ana tjetër, Policia ka akt e ka klasifikuar si sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas forcave të rendit, derisa ishte në vendin e punës, një qytetar ka lajmëruar se ishte kërcënuar me armë zjarri nga një person tjetër.

Pa dhënë identitetet e të përfshirëve në këtë rast, policia deklaron se me urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

“I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, deklaron policia.

Kjo nuk është hera e parë që kërcënohen zyrtarët e administratave në vend. Madje një drejtor i arsimit në komunën e Prishtinës, vite më parë është vrarë gjithashtu në vendin e tij të punës.

Dorasi ishte dorëzuar dhe para disa ditësh, pas një procesi të gjatë gjyqësor, është dënuar me 24 vjet burg.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme