Arsovska: Do të kërkoj shpjegim nga MPB për kaosin e sotëm në trafik

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska ka reaguar pas kaosit që u krijua pasditen e sotme në trafikun e Shkupit. Arsovska përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo është jozerioze dhe se do të kërkojë sqarim nga Ministria për Punë të Brendshme.

– Advertisements –

“Fikja e semaforëve pa paralajmërim për orë të tëra për të bërë kaos në trafik është jashtëzakonisht joserioze. Komunikacioni është i njëjtë si ditët e tjera dhe nuk ka bazë për të shpjeguar se reshjet e shiut janë arsyeja e fotografisë së sotme në rrugët e Shkupit, ku qytetarët me orë të tëra udhëtuan për në shtëpitë e tyre. Qyteti i Shkupit do të kërkojë shpjegim nga MPB-ja për arsyen e kaosit të sotëm në trafik”, thuhet në postimin e saj në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme