Arsyetohet Meliza Haradinaj: E propozuara për Ministre të Jashtme tregon pse nuk e deklaroi pasurinë

Ish këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj, tani është propozuar si ministre e Punëve të Jashtme në Qeverinë e re që është formuar nga koalicioni LDK, AAk, e Nisma.


Por propozimi i Meliza Haradinajt si ministre ktheu në diskutim përsëri dënimin e saj me 8 muaj burg me kusht dhe 1 mijë euro gjobë, pasi nuk kishte deklaruar pasurinë.

E në veçanti ishte mosdeklarimi i biznesit që ajo kishte në Londër.

Për këtë çështje ka folur së fundmi vetë Meliza, duke treguar se këtë biznes e kishte filluar me 10 funta.

“Në vitin 2017, kur jam emëruar këshilltare e Kryeministrit, jam konsultuar me avokatin anglez, i cili më ka këshilluar se biznesi trajtohet si i fjetur, pa transaksione me peshë afariste, dhe në shuarje e sipër, andaj për këtë arsye edhe nuk e kam deklaruar në tetor të vitit 2017, me rastin e emërimit në detyrën e Këshilltares së Kryeministrit. Vlen të theksohet se biznesi përgjatë gjithë historikut të tij financiar, nuk ka tejkaluar vlerën prej 3,000€ qarkullim”, ka shkruar ajo.

Ajo megjithatë e kishte pranuar se ndaj saj ishte shqiptuar dënimi, dhe se këtë çështje e kishte dërguar në apel.

‘’Vendimi në shkallë të parë me të cilin jam shpallur fajtore për mos deklarim të biznesit të shuar është marrë në bazë të keqinterpretimit të statusit të kompanisë dhe pa vërtetimin nga autoritetet angleze nëse kompania është shuar apo jo. Këtë vendim e kam apeluar.’’

Ky është reagimi i plotë nga Meliza Haradinaj:

”Të nderuar qytetarë, E vërteta lidhur me rastin ligjor që po diskutohet rreth meje këto ditë në media, pas nominimit për Ministre për Punë të Jashtme të Kosovës, është si vijon:

1)    Studimet postdiplomike për diplomaci i kam kryer në vitin 2011 në Mbretërinë e Bashkuar (në Oxford University), ku edhe kam jetuar për një kohë.

2)    Në vitin 2015 kam hapur në Mbretërinë e Bashkuar një biznes përmes formës elektronike, duke respektuar në tërësi legjislacionin anglez në fuqi, me kapital fillestar prej 10 funtash.

3)    Në vitin 2017, kur jam emëruar këshilltare e Kryeministrit, jam konsultuar me avokatin anglez, i cili më ka këshilluar se biznesi trajtohet si i fjetur, pa transaksione me peshë afariste, dhe në shuarje e sipër, andaj për këtë arsye edhe nuk e kam deklaruar në tetor të vitit 2017, me rastin e emërimit në detyrën e Këshilltares së Kryeministrit. Vlen të theksohet se biznesi përgjatë gjithë historikut të tij financiar, nuk ka tejkaluar vlerën prej 3,000€ qarkullim. Citoj letrën e avokatit deponuar edhe në Prokurori:

“Mund të konfirmoj se kompania ‘In Middle Ltd’ nuk ishte ndërmarrje tregtare më datën 30 shtator 2017 dhe se statusi i saj nuk ka ndryshuar që atëherë.  Gjithashtu mund të konfirmoj se mikro llogaritë e fundit për kompaninë për vitin që mbaron më 30 shtator 2017, treguan vlerë neto të aseteve prej më pak se 3,000 euro, e cila është brenda pragut të përcaktuar në Ligjin e Kosovës nr. 04/L-50 (dhe ndryshim/plotësimit të Ligjit nr. 04/L-228).”

4) Vendimi në shkallë të parë me të cilin jam shpallur fajtore për mos deklarim të biznesit të shuar është marrë në bazë të keqinterpretimit të statusit të kompanisë dhe pa vërtetimin nga autoritetet angleze nëse kompania është shuar apo jo. Këtë vendim e kam apeluar.

5)    Kjo është e vërteta rreth rastit tim.

Me respekt, Meliza Haradinaj-Stublla”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme