Arta Bilalli: Ministrat e BDI-së janë të shkëlqyeshëm, të gjithë do ta kalojnë provimin në parti!

Sonte në Programin 200 temë diskutimi ishte situate e krijuar së fundmi pasi që dy partitë më të mëdha shqiptare janë në fokus të opinionit këto javë. BDI-ja me grupin e zjarrit dhe me kërkesat kushtëzuese drejtuar kreut të partisë, ndërsa Aleanca për Shqiptarët pas njohjes së dështimit në Tetovë dhe dorëheqjes së z.Sela janë në një fazë konsolidimi për kreun e partisë, duke guxuar të kushtëzojnë qeverinë për ndryshimet kushtetuese, këto dhe tema të tjera të ftuar ishin Arta Bilalli Zendeli, deputete e BDI-së dhe Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

E pyetur rreth “grupit të zjarrit”, deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, tha se emërtimi i këtij grupi është më shumë idiomë, pasi që në të vertetë nuk ka zjarr brenda BDI-së.

“Gjithmonë do të ketë pakënaqësi brenda partiake por me rëndësi është që ato të zgjidhen brenda organet brenda partiake. Një ndër kërkesat e atyre që u nënshkruan ishte që të zgjedhen organet partiake, për ta shqyrtuar edhe llogaridhënien e ministrave”, tha Arta Bilalli Zendeli, deputete e BDI-së.

Ajo u shpreh e bindur se ministrat e BDI-së të gjithë “do të kalojnë provimin”, duke raportuar para këshillit të ri.

“Debati për ministrat do të vazhdojë, pasi që akoma nuk është shterrur dhe të gjithë ministrat do ta kalojnë provimin, pasi që janë një strukturë e shkëlqyeshme dhe një prezantim i shkëlqyeshëm i BDI-së, shtoi deputetja./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme