Deputeti dhe shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, Artan Grubi për televizionin Al Jazeera ka thënë se BDI i ka meritat për marrëveshjen e Përzhinos.
Grubi më tej flet edhe për procesin dhe konstruktivitetin e BDI-së në këtë proces politik që Maqedonisë i ka marrë më shumë se dy vite kohë, duke thënë se ka qenë pikërisht BDI-ja ajo e cila procesin e ka ecur përpara.
”Ndërsa, iniciativat afirmativa që i kam përmendur deri më tani janë iniciativa nga ana e BDI-së të cilat janë prioritete shtetërore e jo partiake”, sqaron më tej Grubi.
Sipas tij, KSHZ e kishte bërë punën e tyre duke e pastruar listën zgjedhore edhe pse ka qenë një proces shumë i komplikuar, ndërsa komisioni Ad-hoc tashmë është në kompletim e sipër e që sipas Grubit ato kërkojnë vetëm njerëz profesionist në këtë drejtim.
”Ne nuk kemi zgjedhur akoma kandidat për komisionin Ad-hoc, ne duam të emërojmë njerëz profesionist të drejtojnë atë komision por ka ardhur deri aty që në gjitha institucionet të drejtohen nga njerëz profesionist. Rezultati i gjithë kësaj krize doli të jetë vetëm 40 mijë votues fiktiv dhe një komision Ad Hoc që për 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve do të mbikqyr raportimin e mediave, ndërsa zgjedhja e ministrit të brendëshëm limitohet vetëm në mundësinë që të mund të ndryshojë brenda ministrisë vetëm 15 pozicione në hirearki”, përfundon kështu bisedën e tij për Al Jazeera, deputeti Artan Grubi.