Bartësi i listës i zonës numër një zgjedhore, Artan Grubi sot ka realizuar të drejtën e tij dhe ka votuar në vendbanimin e tij, njofton TetovaSot.
Ai përmes rrjetij social ka shpërndarë edhe fotografinë së bashku me familjen e tij, dhe ka deklaruar se sot përcaktohet e ardhmja.
“Sot votohet për siguri, stabilitet, qëndrueshmëri, zhvillim ekonomik, më shumë vende pune, marrëdhënie të mira ndëretnike, integrim dhe mirëqenie shoqërore.
Sot përcaktohet e ardhmja. E ardhmja mban numrin 3 ”, shkruan Grubi.