As Prekazi s’i bashkon politikanët

Kulla e Jasharëve në Prekaz ka qenë e hapur për të gjithë ata që kanë dëshiruar ta ndajnë dhembjen e krenarinë me burrat e familjes Jashari, e cila sakrifikoi 20 anëtarë të saj 21 vjet më parë, që Kosova të jetë e lirë.

Edhe kësaj here krerë të shtetit kanë folur për heroizmin e familjes Jashari dhe për rëndësinë e unifikimit të faktorit politik shqiptar, por ata tani janë më të përçarë se asnjëherë më parë.

Dita e dytë e manifestimeve Epopeja e UÇK-së ka mbledhur në Prekaz, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët kanë nderuar veprën sublime të ikonës së luftës së UÇK-së, Adem Jashari, gjakun e derdhur të Jasharëve dhe të të gjithë dëshmorëve.

Nderime kanë bërë edhe krerë të shtetit të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj e të tjerë, ndërsa presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë homazhe të martën më 5 mars.

Të gjithë ata kanë folur për unifikimin e faktorit politik shqiptar, në fakt ata për bashkimin e shqiptarëve flasin sa herë që vijnë në Prekaz, por tani spektri politik shqiptar nuk ka qenë asnjëherë më i përçarë sesa tani. /Zeri/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme