Asambleja e Përgjithshme e KB ka pezulluar Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar Rusinë nga Këshilli i për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni në Nju Jork.

Ky vendim vjen pas akuzave për krime lufte nga trupat e Kremlinit në Ukrainë.

Para se të hidheshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme” – duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin e Bucha.

Kjo kërkesë e shtyrë nga Shtetet e Bashkuara është miratuar me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 shtete kanë abstenuar.

Pezullimet e tilla janë të rralla. E fundit qe eshte pezulluar ka qene Libia më 2011 për shkak të dhunës kundër protestuesve nga forcat besnike të ish-liderit, Muammar Gaddafi.

Rusia ka paralajmëruar se vota pro apo abstenim do të konsideron “gjeste jomiqësore” me pasoja për lidhjet bilaterale, sipas një shkrese që ka parë agjencia e lajmeve Reuters.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme