Gjatë inspektimeve të shtuara të Agjencisë për ushqim në prag të festave të fundvitit janë konstatuar parregullsi të shumta lidhur me mungesën e higjienës dhe sigurinë e ushqimit, shkruan Alsat.
Gjatë këtij inspektimi, janë asgjësuar mbi 200 kg ushqime.
Agjencia bën të ditur se janë gjobitur 23 gastronomi. Inspektime janë kryer në 244 objekte.
Tek 43 operatorë është konstatuar se nuk i përmbushin kërkesat higjienike, ose nuk kanë implementuar procedura të Praktikës së Mirë Higjienike dhe Praktikës së Mirë të Prodhimit, ndërsa tek 4 është konstatuar se nuk kanë realizuar kontrollet e detyrueshme shëndetësore për punonjësit.
Për parregullsitë e konstatuara janë lëshuar 55 vendime me urdhra për eliminimin e tyre dhe janë shqiptuar 23 gjoba./ Alsat.mk