Asgjësohet rreth 300 ton ushqim i pasigurt

Që nga viti i kaluar janë asgjësuar pothuajse 300 ton ushqim i pasigurt ndërsa që nga fillimi i vitit janë shkatërruar 56 ton ushqim me origjinë shtazore dhe joshtazore. Të dhënat i bëri të ditura drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Millanov. Sipas tij janë shqiptuar 1325 masa kundër personave që menaxhojnë me ushqim, nga të cilat 260 gjoba në para, kurse janë ngritur edhe kallëzime për kundërvajtje. Inspektorët kanë gjetur gjithashtu ujë mineral të importuar të pasigurt. Millanov thotë se në bazë të këtyre të dhënave, Maqedonia e Veriut në përgjithësi ka ushqim të sigurt. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që hasin në ushqim të pasigurt që menjëherë të denoncojnë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme