ASH/AA reagon pas dëmtimit të bilbordeve të Vullnet Murselit

Mbrëmjen e të enjtes janë dëmtuar disa bilborde të Zotëri Vullnet Murseli, kandidatit për kryetar të Komunës së Tetovës nga koalicioni ASH/AA.

Vandalizmat e këtilla janë tendenca të turpshme të individëve të dështuar në politikë për të futur në vallen e tyre të turpit aktivistët tonë. I sigurojmë simpatizantët, votuesit por në veçanti të gjithë qytetarët e Tetovës dhe rrethinës se koalicioni ASH/AA dhe ekipi i z. Vullnet Murseli nuk bien në nivelin e atyre që i ka kapluar frika dhe paniku nga humbja që i pret.

Presim që organet e hetuesisë dhe forcat e rendit të hedhin dritë mbi këtë akt të turpshëm dhe fajtorët të dënohen sipas ligjit dhe kodit penal.

Fushata e z. Vullnet Murseli do jetë pozitive, sepse i tillë është edhe kandidati, por edhe vullneti i qytetarëve të Tetovës.

Ne garojmë me programin dhe ofertën më të mire, angazhohemi që t’i kthejmë krenarinë Tetovës dhe t’ja kthejmë qytetarëve të Tetovës dinjitetin, shpresën dhe optimizmin.

Fitorja e z. Vullnet Murseli është e pashmangshme dhe e sigurtë, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme