Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dega Tearcë sonte mbajti kuvendin e rradhës ku bazuar në marëveshjen ASH-AAA miratoi propozimin që kandidat i përbashkët për Komunën e Tearcës të jetë kandidati nga diaspora Nazim Taipi, thuhet në njoftimin zyrtarë në faqen e Aleancës për Shqiptarët Dega Tearcë
Njoftimi i plotë:
Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët në Tearcë, bazuar në marëveshjen ASH-AAA miratoi propozimin që kandidat i përbashkët për Komunën e Tearcës të jetë kandidati nga diaspora Nazim Taipi.
Diaspora është një ndër shtyllat kryesore të kombit tonë dhe meriton të qeverisë vendlindjen.
Na priftë e mbara!