ASH-AAA nesër proteston kundër “votës së vjedhur”

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të protestojnë nesër kundër siç thonë vjedhjes së votës shqiptare nga BDI-ja. Marshi protestues i koalicionit “Tash është koha” i quajtur “Marshi për demokraci” do të nisë nga parku i Çairit dhe do të përfundojë para zyrës së BE-së dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Nga ky koalicion thonë se marshi do të respektoj rekomandimet shëndetësore.

“‘Marshi për demokraci’ më shumë se protestë është një shprehje publike e vullnetit të qytetarit shqiptar në RVM, i cili pas zgjedhjeve të fundit konsideron se seriozisht është dëmtuar demokracia dhe mënyra e shprehjes së vullnetit të lirë të qytetarit shqiptar. Ky marsh pikërisht para selisë së BE-së në Shkup do të jap mesazhin se një vend që po i fillon negociatat me BE nuk guxon të lejoj një pjesë të qytetarëve të tij të privohen nga e drejta për të zgjedhur dhe për të qenë të zgjedhur”- deklaroi Nurxhan Asanovska, Zëdhënse e Shtabit Qendror ASH-AAA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme