ASH e Taravarit i reagon Fetait: Shihemi ne tetor!

Aleanca për Shqiptarë-Taravari ka kritikuar ashpër figura politike, të cilat, siç thuhet në kumtesë “s’po i zë gjumi nga frika e tetorit”.

“Njërin s’e zë gjumi — sulmon kryetarin Arben Taravari natën vonë. Tjetri e sheh në ëndërr — çohet herët në mëngjes dhe sulmon kryetarin Arben Taravari.

E kuptojmë mllefin dhe presionin nga detyra që kanë marrë me çmimin e të qenit në pushtet. Detyra e tyre është ta sulmojnë sa më shumë kryetarin e vet, sepse i qortojnë “shefat” që u japin njerëz dhe zyra hua nëpër “takime me strukturat”, thuhet në kumtesë.

Nga ASh- pyesin se sa komuna do te marrin vazalët.

“Na tregoni sa komuna do të merni ju, vazal të vazalëve?!

Shihemi në Tetor që është shumë Afër!”, thonë nga ASh”, thuhet në kumtesën e ASh-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme