ASH-ja kërkon ndryshimin e emrave të rrugëve në Strugë

Gazetar: Miki Trajkovski

Marks Engells, APJ, 8 Shtatori dhe emra të tjerë mund të shkojnë në histori nëse këshilltarët e Strugës marrin vendim për ndryshimin e emrave të rrugëve në Strugë, të cilat ende mbajnë emra nga koha e komunizmit dhe ish Jugosllavisë. Iniciativa për ndryshimin e emrave, e cila erdhi nga këshilltari i Aleancës për Shqiptarët, Asim Saitoski, ka kaluar në Këshillin e Strugës me votat e partive të bllokut shqiptar, por jo nga VMRO DPMNE dhe LSDM. Saitoski thotë se emrat e ri duhet të pasqyrojnë karakterin multietnik të Strugës. Ai pret mbështetje nga partnerët e koalicionit, përfshirë VMRO-në.

“Të udhëhequr nga fakti se komuna jonë është multietnike kurse shumë nga rrugët datojnë nga kohërat e këqija, besojmë se ato ofendojnë ndjenjat e qytetarëve të komunës së Strugës. Ne ende nuk kemi biseduar me partnerët tanë të koalicionit dhe mendojmë se do të marrim mbështetje, sepse nuk kemi ndërmend që askush të refuzohet apo të ndihet i ofenduar”, deklaroi Asim Saitoski – këshilltar nga Aleanca për Shqiptarët.

“Iniciativa po dorëzohet në vit elektoral dhe përveç përfitimeve të pikëve politike, ajo nuk ka asnjë vlerë tjetër efektive që do të përmirësonte jetën e struganëve. Çështje të tilla, nëse synojnë përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, duhet të shtjellohen dhe diskutohen publikisht dhe profesionalisht, në të gjitha nivelet e komunitetit”, thonë nga VMRO DPMNE-Strugë.

Nisma propozon edhe emërtimin e rrugëve që ende nuk janë emëruar. Besa thotë se emrat e ri duhet të pasqyrojnë kohët e reja.

BDI konsideron se emërtimi i rrugëve duhet të bëhet me kujdes dhe respekt për trashëgiminë kulturore dhe historike të Strugës. Grupi i këshilltarëve i LSDM-së është kundër çdo ndryshimi të emrave të rrugëve në Strugë.

“Ka pasur iniciativa për ndryshimin e emrave të rrugëve në të kaluarën, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme, për shkak të dështimit të marrëveshjeve të partive politike, por edhe për shkak se kishte ide për të futur figura kontradiktore nga historia”, raporton Miki Trajkovski- gazetar.

Tashmë pritet që në një nga seancat e radhës të Këshillit të qytetit të vendoset në rend dite dhe të votohet sipas parimit të shumicës së Badenter, riemërtimi i rrugëve të Strugës. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme