ASH-ja thyen heshtjen: Alternativa ka shkelur tri marrëveshje deri tani

Aleanca për Shqiptarët theu heshtjen për negociatat që partneri i saj i koalicionit Alternativa zhvillon me kryeministrin Zaev. Në një reagim me shkrim nga kjo parti thonë se Alternativa tre herë shkeli marrëveshjen për koalicion duke zhvilluar bisedime me Zaevin edhe pse, në nenin 6 të kësaj marrëveshjes që kanë firmosur thuhet që: “Palët ranë dakord që ky bashkëpunim të vlejë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”. Aleanca për Shqiptarët pret sqarim nga Alternativa nëse kjo marrëveshje vlen ende.

– Advertisements –

“Minimumi I korrektesës që ne presim nga ju është të deklaroheni a vlen apo jo marrëveshja e nënshkruar mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës? Në qoftë se jo atëherë ne s’na ngelet gjë tjetër vetëm se të ju urojmë suksese në rrugëtimin juaj, për ne të gabueshëm dhe në kundërshtim të plotë me verdiktin të shprehur me votë nga ana e qytetarëve që votuan koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Shprehim keqardhje për zhgënjimin që ju bëni votuesve opozitarë të cilët na mbështetën kundër kësaj qeverie”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme