ASH kundërshton intonimin e himnit në shkollat e Gazi Babës, vendimi në Këshill është miratuar në vitin 2023

Gazetar: Suad Bajrami

Aleanca për Shqiptarët kundërshton vendimin e kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski për intonimin e himnit shtetëror nëpër të gjitha shkollat fillore të komunës çdo të hënë. Këshilltarja Makfire Iseni thotë se ky akt është tentim për ta mbuluar dështimin për sigurimin e kushteve më të mira të nxënësve.

“Kur mungojnë investimet dhe zgjidhjet konkrete, pushteti përpiqet ta mbulojë dështimin me simbolikë. Ne e kundërshtojmë vendimin e kryetarit të Komunës së Gazi Babës që himni i Republikës së Maqedonisë së Veriut të këndohet çdo të hënë në shkollat fillore. Sepse pyetja jonë është shumë e thjeshtë, çfarë po bëhet për nxënësit përtej himnit? Po mbyllen shkolla, po humbin paralele ndërsa shkolla në Hasanbeg dhe shkollat e tjera përballen me numër të madh nxënësish dhe me mungesë të kushteve elementare”, deklaroi Makfire Iseni, Këshilltare e Komunës së Gazi Babës nga radhët e ASH-së.

Për vendimin që urdhëron intonimin e himnit në shkollat e Gazi Babës, kryetari Boban Stefkovski njoftoi para disa ditësh, ndonëse ende nuk lëshuar urdhër zyrtar nëpër shkolla. Megjithatë, një vendim i këtillë ishte votuar në Këshillin e Komunës së Gazi Babës që në tetor të vitit 2023. Nëse shihet procesverbale i seancës, Këshilli i Komunës e ka miratuar vendimin me 22 vota “për”, 1 “i përmbajtur” dhe asnjë “kundër”. Këshilli asokohe përbëhej nga shumica e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, këshilltarë të LSDM-së, të Majtës dhe një këshilltar i BDI-së.

Menjëherë pas vendimit, komuna shpërndau nëpër rrjete sociale pamje nga atmosfera e intonimit të himnit në sallën sportive të shkollës “Kiril dhe Metodi” në Stajkovcë.

@bobanstefkovski 🇲🇰 Учениците од ООУ “Кирил и Методиј” во н.м Стајковци во еден глас ја пееја химната на Република Македонија. 📆🔛 Од денес секој понеделник во сите училишта во #ОпштинаГазиБаба ♬ original sound – Бобан Стефковски

Megjithatë, kjo praktikë nuk është zhvilluar me rregull, ndërsa kryetari Stefkovski sërish e ka riaktualizuar.

Vendime të këtilla gjatë vitit 2023, kur partia e Stefkovskit VMRO-DPMNE ishte në opozitë, kishte edhe në komunën e Aerodromit, Butelit, por edhe të Velesit.

Sikur Stefkovski edhe kryetari i atëhershëm i Aerodromit Timço Mucunski, menjëherë pasi e miratoi vendimin shpërndau video nga atmosfera e intonacionit të himnit, ku nxënësit shiheshin të rreshtuar përpara oborrit të shkollës.

Gjatë asaj periudhe, këtë ide e pati inkurajuar kryetari i partisë Hristijan Mickoski. Ndërkohë më vonë intonimi, në vitin 2024 Ministria e Arsimit propozoi Ligj për Arsimin e mesëm, ku parashikohej intonimi i himnit shtetëror në çdo fillim dhe mbarim të vitit shkollore si dhe gjatë shënimit të patronatit shkollor. Pa mbërritur në fazën e miratimin, Ministria e tërhoqi pas diskutimeve me partnerët e koalicionit. /Alsat.mk

The post ASH kundërshton intonimin e himnit në shkollat e Gazi Babës, vendimi në Këshill është miratuar në vitin 2023 appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme