LEXO EDHE:
“Freedom House” konfirmoi të gjitha pretendimet dhe paralajmërimet tona për qeverisjen e LSDM-së dhe BDI-së, reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët. Sipas tyre, falë veprimeve të pushtetit aktual, vendi mbetet në pozitën e njëjtë si në kohën e Nikolla Gruevskit. Aleanca për Shqiptarët thekson se vendi ka qenë në grupin e katër vendeve që kanë rënë nga një regjim demokratik në regjim hibrid në 10 vitet e fundit, së bashku me Hungarinë, Malin e Zi dhe Serbinë. “Tanimë është e qartë se si disa parti “fitojnë zgjedhjet”, përse kemi falje të kriminelëve dhe dënime për qytetarët e pafajshëm, ku shkojnë paratë e qytetarëve dhe sa lejohet fjala e lirë. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit kur vendi kategorizohet si regjim hibrid janë ndërruar dy parti në kampin maqedonas, por e përbashkëta e të gjitha qeverive me regjim hibrid mbetet BDI”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët./ Alsat.mk