Numri i martesave në gusht është rritur për 59.5 për qind krahasuar me një muaj më parë. Sipas të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në gusht janë bërë 1972 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës. Në korrik u regjistruan 1236 martesa.
Në gusht janë regjistruar 2516 lindje, është rënie prej 6.4 për qind krahasuar me korrik, ndërsa gjatë muajit janë regjistruar 914 raste të vdekjeve, një rritje prej 4.3 për qind krahasuar me një muaj më parë.
Të dhënat janë publikuar duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Regjistrit Civil të Kosovës.







