Askush nuk e do Ronaldon!

Pas një vere të tërë pasigurie për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, afati i transferimeve mori fund dhe portugezi qëndroi në Old Trafford.

Por gjërat nuk po shkojnë mirë për portugezin, i cili nuk po bën fillimin që donte. Menaxheri i tij Erik ten Hag është i bindur se Marcus Rashford do të jetë ai që do të bëjë diferencën në sulm dhe, sipas ‘The Sun’, edhe shokët e tij të skuadrës mendojnë se Rashford është më i mirë, përcjell ORAinfo.

Ten Hag i ka kërkuar Rashfordit që të shënojë të paktën 20 gola këtë sezon. Ai dëshiron që ai të jetë arma e tij më vdekjeprurëse në të gjitha garat.

Për momentin, Rashford ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshje dhe ka dhënë dy asistime. Shifrat kanë bërë që menaxheri i Man Utd ta përdorë atë më shumë se Cristiano, i cili ka startuar vetëm dy herë këtë sezon dhe nuk ka mundur të shënojë deri më tani në shtatë ndeshjet e luajtura.

‘The Sun’ thotë se jo vetëm Ten Hag ka më shumë besim te Rashford sesa Cristiano. Shokët e skuadrës së Ronaldos në dhomën e zhveshjes, sipas gazetës, më tepër e kanë edhe anglezin startues.

Man Utd po mbështet Rashford dhe klubi tani po punon për rinovimin e tij. Futbollisti është në vitin e fundit të kontratës dhe nëse klubi nuk bën asgjë, ai mund të largohet falas më 1 korrik 2023./ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme