Askush s’përgjigjet për përgjimin e paligjshëm, Boshkovski dhe Grujevski iu shmangën drejtësisë

Gazetar: Igor Stefanovski

A do të burgosen dhe sa vite do të dënohen njerëzit e parë të Ministrisë së Brendshme, për përgjimet masive dhe asgjësimin e aparateve të ndjekjes?

Rasti “Target – Fortesa” i hapur nga ish Prokuroria Speciale Publike është përpara vendimit përfundimtar të Gjykatës së Apelit. Pesë gjykatës dëgjuan argumentet e prokurorisë dhe të mbrojtjes se pse vendimi i Gjykatës Penale duhet të konfirmohet dhe pse ai duhet të anulohet. Apeli ka mundësinë të nxjerrë një vendim, që do të ndryshojë masën e dënimeve me burg, do të konfirmohen dënimet e Penales, ose do t’i shfuqizojë ato. Opsioni i fundit nënkupton kthimin e gjykimit nga fillimi në Gjykatën 1 të Shkupit. Gjykimi kundër shefit të Drejtorisë së Pestë që ka bërë përgjimin, Goran Grujevski dhe bashkëpunëtori i tij Nikola Boshkovski të arratisur në Greqi, ish-shefit të policisë sekrete Sasho Mijalkov, si dhe ish shefes së MPB-së Gordana Jankuloska, filloi në dhjetor të vitit 2017 dhe i gjithë gjykimi zgjati më shumë se tre vjet, deri në shkurt të vitit të kaluar. Dënimet më të larta prej 15 vitesh burgim iu dhanë dyshes Grujevski dhe Boshkovski, që janë ende në arrati. Mijalkov u dënua me 12 vjet burg dhe ndërkohë njëra prej tri veprave iu vjetrua – Marrja e shpërblimit për ndikim të paligjshëm, që automatikisht do t’ia zvogëlojë dënimin për tre vjet. Jankuloska u dënua me katër vjet. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është në burg për rastin “Target Fortesa”, sepse vendimi duhet të jetë i formës së prerë. Midis viteve 2008 dhe 2015, më shumë se 4,000 numra telefoni u përgjuan në mënyrë të paligjshme pa një urdhër gjykate. Gjatë asaj periudhe janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë. Aferën me përgjimin masiv e publikoi LSDM në vitin 2015, në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme