Asmir Jahoski, i dyshuar në skandalin me mazutin e dëmshëm është dërguar në burgun e Shutkës

Asmir Jahoski, pronar i Pucko Petrollit, i dyshuar në skandalin me mazutin e dëmshëm shkon në burg. Këshilli Penal pranë Gjykatës Penale në Shkup pas ankesës së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi që Jahoskit në vend të arrestit shtëpiak t’i caktohet masa e paraburgimit 30 ditor për shkak të rrezikut për arratisje.

„Masa e arrestit shtëpiak, e caktuar në bazë të vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake ndryshohet dhe caktohet masë e paraburgimit 30 ditor për shkak të ekzistimit të rrezikut për arratisje dhe rrethanave të cilat tregojnë se ai mund ta pengojë hetimin dhe të ndikojë ndaj dëshmitarëve”, deklaruan nga Gjykata Penale.

Sipas Penales, është marrë njoftimi nga stacioni përkatës policor se Jahoski është dërguar në burgun hetues të Shutkës. Palët kanë të drejtë ankimimi ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit në Shkup. Vendimi për ndryshimin e serishëm të masës ndaj pronarit të Pucko Petrollit, Asmir Jahoski erdhi as pingpongut mes Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Gjykatës, ditë më parë se kush e la në arrest shtëpiak atë. Më pas Prokuroria kërkoi shqyrtimin e fakteve. Ndërsa Gjykata thoshte se për masën arrest shtëpiak ishte pajtuar vetë Prokuroria. Një situatë e tillë shkaktoi reagime të shumta të opinionit publik dhe politikës. Madje kryeministri Mickoski lëshoi një sërë akuzash ndaj kreut të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazit. Sipas Mickoskit në vend të mbrojtjes së sundimit të ligjit dhe të së drejtës, ai ka zgjedhur të jetë shërbëtor dhe hyzmeqar i një partie e cila ishte për vite të tëra në pushtet. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme