Asnjë i dyshuar për vjedhje në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për vjedhje në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, raporton Gazeta Monitor.

Për këtë Policia e Kosovës ende nuk ka  një pistë të qartë të hetimeve, pasi ende nuk është arritur të indentifikohet ndonjë i dyshuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Gazetën Monitor, ka thënë shkrut se nëjsitet polcicore janë duke kryer hetime intenzive me rastin, duke mos dhënë detaje tjera.

“Njësitet policore janë duke kryer hetime intenzive lidhur me rastin”,ka thënë  Hoxha.

Ndërkohë Kryeprokurori Lumezi dje ka treguar se atij i është vjedhur telefoni personal, por është shprehur i habitur se si kanë arritur ata të futen kur aty gjendeshin pjesëtarët e PK-së./Gazeta Monitor/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme