Asnjë urim për Haradinajn

Kryeministri i ri i Kosovës ende nuk e ka marrë asnjë urim për pozitën e mori të shtunën mbrëma. Detyrën e re, Ramush Haradinajt nuk ia kanë uruar as Ambasadori Amerikan, Greg Delawie dhe as zyrtarët e Brukselit. Burime të Express kanë thënë se ndërkombëtarët kanë shprehur skepticizëm për Haradinajn për shkak të demarkacionit me Malin e Zi.

Kryeministri i ri, Ramush Haradinaj, ende nuk e ka marrë asnjë urime prej zyrtarëve ndërkombëtarë pavarësisht se votimi për Qeverinë e re është bërë një ditë më parë.

Në adresë të Shefit të ri të Qeverisë nuk ka shkuar asnjë urime as prej ambasadorëve të akredituar në Prishtinë. Përfshirë ambasadorin amerikan, Greg Delawie, por as diplomatët tjerë nuk i kanë shkuar Haradinajt për pozitën e re.

Burime të Express tregojnë se ndërkombëtarët kanë shprehur skepticizëm për Haradinajt për shkak të temës së demarkacionit me Malin e Zi.

Ramush Haradinaj, sa ishte në opozitë, kishte kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi. Madje, kishte organizuar protesta e bashkë me Vetëvendosjes kishin hedhur edhe gaz lotjsellës në Parlamentin e Kosovës.

Haradinaj është deklaruar disa herë edhe prej kur ishte nominuar për Shef të Qeverisë se edhe temën e demarkacionit do ta kalojë shpejt me një marrëveshje të re me Malin e Zi. Kishte këmbëngulur se vija kufitare me malazezët është në Kullë e Qakorr, pikë kjo e cila nuk është në versionin aktual të demarkacionit, që është përkrahur nga ndërkombëtaret dhe ishte propozuar nga Qeveria e Isa Mustafës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme