Asociacioni nuk mund të zgjidhet nëse nuk do Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk e di kur dhe ku do të mbahet raundi i radhës së bisedimeve me Kosovën, që ndërmjetësohet nga Brukseli.

Mirëpo, sipas tij, çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk mund të zgjidhet nëse njëra palë nuk dëshiron, shkruajnë mediat serbe.

“Është mirë nëse ky problem do të zgjidhej, por kjo çështje nuk mund të zgjidhet nëse njëra palë nuk do”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve, kur u pyet nëse konflikti me Kosovën mund të rrezikoj progresin ekonomik të Serbisë.

Sipas tij, Qeveria e Serbisë po punon shumë, por problemi i saj i vetëm është marrëdhënia e keqe që ka me Prishtinën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme