Një asteroid gjigant, më i madh se piramida e Gizës, do të kalojë afër tokës javën e ardhshme me një shpejtësi prej 20 mijë milje për orë apo 32 mijë e 400 km/h, shkruan Gazeta Express.
Sipas NASA-s, Asteroidi 2016 NF23 pritet që kalojë rreth tokës me 29 gusht.
Afërsia e tij me tokën do të jetë sa 13 herë distanca ndërmjet tokës dhe hënës, raporton Daily Mail.
Asteroidi thuhet se ka një madhësi dy herë më të madhe se një aeroplan Boeing 747.
Ky kalim i asteroidit konsiderohet si i rrezikshëm, megjithatë ende mbetet të shihet trajektorja e rënies së tij.