Astronomët zbulojnë 60 planetë të rinj, përfshirë dhe një “super tokë”

Një ekip internacional i astronomëve kanë zbuluar 60 planetë të reja në orbitën rreth yjeve afër sistemit diellorë të tokës, duke përfshirë një “super tokë”, transmeton koha.net.

Ekspertët gjithashtu kanë zbuluar prova për 54 planetë të tjerë, duke rritur potencialin e zbulimit të tokave të reja në 140 sosh.

Një planet në veçanti, Gliese 411b ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve, i cili përshkruhet si “super toka me sipërfaqe shkëmbore” ndërsa gjendet në sistemin e yjeve të katërtin më të afërt me Diellin, sipas Universitetit të Herfordshire të Britanisë, i cili merr pjesë në këtë hulumtim, transmeton koha.net.

Pavarësisht etiketimit “super tokë”, Dr. Mikko Tuomi nga Universiteti i Hertfordshire për astrofizikë k thënë për Fox News se Gliese 411b është shumë i nxehtë për ekzistimin e jetesës në këtë sipërfaqe.

Gliese 411 dhe Gliese 411b gjenden 8 vite drite larg nga toka. Ndërsa 1 vit drite, me të cilën maten largësitë në hapësirë, është 6 trilionë milje larg apo 9.6 trilionë kilometra larg.
60 planetët e rinj janë gjetur në orbitën e yjeve që gjenden nga toka afër 20 deri 300 vite drite larg.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme