“Ata po bëjnë armiq kudo”/ Amerikanët dhe kinezët të shqetësuar mbi tensionet SHBA-Kinë

Mbyllja së fundmi e konsullatës kineze në Hjuston dhe asaj amerikane në Chengdu shënoi një pikë të re të ulët në marrëdhëniet mes dy prej kombeve më të fuqishëm në botë, thonë analistët.

Prej muajsh mes dy vendeve ka pasur tensione mbi rolin e Pekinit në raport me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, goditjen e ana e Kinës së lirive politike të Hong Kongut, dyshimet mbi shtypjen që po i bën pakicës myslimane ujgure si dhe mbi çështjen e statusit të vetëqeverisjes së Tajvanit. Tashnë këto mosmarrëveshje kanë zbehur fushat e angazhimeve të tilla si tregtia dhe programi bërthamor i Koresë së Veriut.

Javën e kaluar sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se sjellja e Pekinit për një gamë të gjerë çështjesh kërkon një ndryshim në mënyrën se si Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në raport me Kinën. Ai tha se Uashingtonit i duhet një “mënyrë më krijuese e fortë” qëndrimi për “ta detyruar Kinën të ndryshojë”.

Redaktori i gazetës kineze “Global Times” Hu Xijin, thotë se Kina duhet të marrë parasysh tensionet në rritje dhe qëndrimet e ndryshme të SHBA-së për të ndërmarrë veprimet e duhura.

Hidhni vështrimin tek rënia pikiatë e marrëdhënieve kinezo-amerikane. Mos jini naivë dhe mos prisni që politika e Uashingtonit ndaj Kinës të ndryshojë pas zgjedhjeve në SHBA“, shkruante ai në llogarinë e tij në mediat sociale. “Shpejtoni dhe ndërtoni më shumë raketa bërthamore për t’i parandaluar amerikanët e marrë”, shtonte ai më tej.

Por në mediat sociale, shumë amerikanë dhe kinezë e shohin situatën më pak shqetësuese e shpresojnë se vendet mund ta shmangin një bllokim të llojit të luftës së ftohtë në vitet në vazhdim.

Korrespondentja e “Zërit të Amerikës” në Pekin, Yibing Feng bisedoi me disa persona që shërbejnë si ura lidhëse mes dy vendeve për të kuptuar më të mirë se si ndihen amerikanët dhe kinezët lidhur me tensionet aktuale.

Elliott Zaagman, një qytetar amerikan që ndodhet në Pekin, shkruan mbi kulturën e korporatave në Kinë dhe drejton një podcast të titulluar “SupChina”. Ai bisedoi me “Zërit të Amerikës” rreth përshtypjeve të tij mbi fjalimin e sekretarit amerikan të Shteti Pompeo mbi Kinën të mbajtur javën e kaluar.

Nuk jam dakord me të gjitha politikat mbi Kinën të zotit Pompeo” thotë ai “por një pikë kyçe e fjalimit të tij është se mënyra e vjetër e angazhimit po dëshmon se nuk po funksiononKy mendoj është thelbi i fjalimit dhe ky do të jetë parimi themelor për këdo që do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë vitin e ardhshëm“.

Një vit më parë udhëtoja nëpër Kinë e ndihesha mjaft i qetë. Tashmë është ndryshe“, thotë zoti Zaagman.

Ai thekson se Kina ka adoptuar rregulla shumë më forta dhe autoritare nën pushtetin e Xi.

Ata po bëjnë armiq kudo dhe kjo është një gjë vërtet e keqe“, thotë zoti Zaagman.

Por ai shton gjithashtu se egziston shpresë pas zgjedhjeve amerikane.

Mendoj se ekziston mundësia për të rifilluar negociata për paqe nëse do të kemi një administratë të re në SHBA. Por mendoj se duhet të ketë edhe një ndryshim të politikës së jashtme nga ana e Kinës, mbase disa ndryshime strukturore në Partinë Komuniste kineze (CCP) do të ishin të nevojshme që të dyja palët të bashkëjetonin në mënyrë paqësore“.

Zoti Zaagman thotë se ai beson se Partia Komuniste kineze është një organizatë komplekse me hapësirë për fleksibilitet.

Kam më shumë besim tek anëtarë të tjerë të CCP-së sesa udhëheqja aktuale“, thotë ai për “Zërin e Amerikës”.

Liu Xiaohui është një ish-biznesmen kinez nga provinca qendrore e Henaniy-t. Pasi raportoi lidhur me korrupsionin nga zyrtarë lokalë e të policisë në qytetin e tij të lindjes, ai emigroi në SHBA nga frika e hakmarrjes. Zoti Liu thotë se SHBA duhet të jetë edhe më e ashpër ndaj udhëheqësit kinez Xi Jinping dhe qeverisë së tij.

Mendoj se SHBA duhet ta ndëshkojë qeverinë kineze e cila nuk i shërben njerëzve, mendoj se ka nevojë për masa më të ashpra“, tha ai për “Zërin e Amerikës”.

Duke theksuar faktin se zoti Pompeo ka bërë thirrje për të bërë një ndarje mes Partisë Komuniste kineze dhe popullit kinez, zoti Liu thotë se SHBA duhet që më tej të ndajë edhe anëtarët e korruptuar të kësaj partie nga anëtarët e zakonshëm, të cilët i janë bashkuar partisë thjesht për të mbajtur vendet e punës.

Zoti Y, i cili kërkoi të mbetej anonim, ka në pronësi një klinikë dentare në Pekin dhe një prej fëmijëve të tij aktualisht studion në SHBA.

Shpresoj që të dy vendet të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore. Bota nuk mund ta pengojë ngritjen e Kinës, por Kina nuk u ngrit pa ndihmën e botës, veçanërisht SHBA-së“, thotë ai për “Zërin e Amerikës”. “E dua vendin tim dhe gjithashtu vlerësoj se si SHBA e ka ndihmuar Kinën gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas reformës dhe hapjes së ekonomisë së Kinës“.

Shen Dingli, një analist mbi marrëdhëniet mes dy vendeve me bazë në Shangai i tha “Zërit të Amerikës” se fjalimi i zoti Pompeo mbi Kinën tregon zhgënjimin e SHBA-së mbi aftësinë e Pekinit për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare dhe premtimet kryesore. Ai thotë se e kupton arsyen se pse sekretari amerikan i Shtetit mbajti një fjalim të tillë, por toni ishte tepër agresiv.

Pekini dhe Uashingtoni janë partnerë, jo armiq“, thotë zoti Shen.

Trump dhe Pompeo e trajtojnë Kinën si armikun e Amerikës dhe mendoj se kjo është e pamatur. Por gjithashtu e kuptueshme për arsyen se SHBA e ka kuptuar se nuk mundet që vetëm të shpresojë që Kina t’i mbajë të gjitha premtimet e saj optimiste”.

Ai shton se SHBA duhet ta vëzhgojë nga afër sjelljen e Kinës në arenën ndërkombëtare.

Pompeo e tha vetë këtë gjë, nuk është se SHBA-ja nuk dëshiron që të punojë me Kinën, por Kina duhet t’i përmbahet normave ndërkombëtare kur bëhet fjalë për çështje të ndërsjella. Jo rregullave amerikane, rregullave ndërkombëtare“, thotë zoti Shen.

Ai gjithashtu kritikon lëvizjet e fundit të ndërsjellta për mbylljen e konsullatave, duke thënë se një qasje e tillë nuk është e dobishme dhe rrit mundësinë për luftë. VOA

 

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme