Atë që për 150 vite nuk e bëri asnjë president, e bën Trump!

Vendimi i një gjykatësi federal për t’i pezulluar përkohësisht dekretin e tij për ndalimhyrje është «qesharak» ka thënë trump dhe ka premtuar se do të anulohet.

Ai e përqeshi Gjykatësin James Robart edhe personalisht, duke ju drejtuar me «i ashtuquajturi» gjykatës. përkundër zemërimit trump tani për tani po e respekton vendimin e gjykatësit, i cili anuloi dekretin e trumpit të publikuar para një jave,i cili u ndalonte hyrjen në shba qytetarëve të shteteve myslimane dhe të gjithë refugjatëve.

Në të vërtetë Ministria e Drejtësisë e SHBA-ve të shtunën u ankua kundër vendimit të gjykatësit, por një gjykatë e apelit hodhi poshtë rikthimin e vendimit për ndalimin e hyrjes në shba. Autoritetet e qeverisë që të shtunën iu kthyen praktikës së mëhershme të udhëtimeve.

Pas disa vendimeve gjyqësore kundër dekretit të trumpit ai i james robart ishte goditja më e rëndë. prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të Washingtonit, Bob Ferguson, i cili kishte nxitur urdhrin e përkohshëm, e kishte arsyetuar padinë me atë se dekreti i Trumpit shkel të drejtat themelore të migrantëve, të cilat i garanton kushtetuta amerikane. «askush nuk qëndron mbi ligjin – as presidenti», tha ai.

Trump tani për herë të parë e pa se çka është sistemi i «checks and balances», pra i kontrollit të ndërsjellë të organeve kushtetuese. Kjo përvojë e zemëroi atë aq shumë, saqë nga resori i tij luksoz në florida qëlloi me batare nga twitteri kundër gjykatësve. Presidenti tha se gjykatësi Robart po e privon «vendin tonë nga ndjekja penale». «Ku do të shkojë vendi ynë nëse një gjykatës bllokon ndalimin e hyrjes me qëllim të mbrojtjes së atdheut dhe pastaj çdokush, madje edhe njerëz me qëllime të këqija, mund të vijnë në SHBA?»

Debakli i Trumpit me dekretin e tij filloi para vendimit të gjykatësit. urdhri ishte përgatitur në mënyrë diletante, shumë detaje qenë joprecize, mes qeverisë shumë gjëra nuk ishin sqaruar. Kësisoj, në aeroporte u krijua kaos – shoqëruar me demonstrues të zemëruar, me protesta të partnerëve të huaj dhe me shkarkimin e ushtrueses së dytyrës të ministres së Drejtësisë.

sulmi i Trumpit kundër gjykatësit ka rritur shqetësimet se ai mund të injorojë ndarjen e pushteteve. pastaj SHBA-të mund të rrëshqasin në një krizë kushtetuese. Kongresmeni Adam Schiff dënoi deklaratën e Trump: «ky i ‚ashtuquajtur‘ gjykatës është emëruar nga një i ‚ashutquajtur‘ president dhe është konfirmuar nga ‚i ashtuquajturi‘ senat».

Profesori i Drejtësisë në Harvard Laurence Tribe tha se sulmi i Trumpit kundër drejtësisë është paralajmërim shqetësues për të ardhmen. Sipas tij në 150 vitet e fundit asnjë president tjetër nuk e ka sulmuar personalisht një gjykatës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme