Atentat ish-pronarit të fabrikës së tullave, dyshohet për hakmarrje, hetohen dhe konfliktet me të vëllanë

Ish-pronari i fabrikës së tullave në Vorë, Tofik Hyka mbeti i plagosur me disa plumba në kokë dhe në trup, pas një atentati nga persona ende të paidentifikuar. Mësohet se ngjarja ndodhi paraditen e djeshme, rreth orës 10:25 minuta, në rrugën “Gjin Bue Shpata” pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. 56-vjeçari Hyka nga Tirana, por që vitet e fundit kishte jetuar jashtë vendit kryesisht në Francë, u qëllua me pistoletë, ndërsa ndodhej i ulur në një lokal në kryeqytet. Sipas policisë, mësohet se dy persona iu afruan me një motor të fuqishëm, njëri prej të cilëve mbante një skafandër në kokë qëlloi ndaj Hykës katër herë, duke i shkaktuar plagë në trup dhe kokë. Në lidhje me atentatin ndaj Hykës, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu dha detaje në vendin e ngjarjes. “Rreth orës 10:25, një shtetas është plagosur me armë zjarri, i cili u transportua menjëherë në spital. Autorët e dyshuar janë dy persona të cilët kanë lëvizur me motor. Kemi shoqëruar disa persona të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes”, u shpreh Ardi Veliu. Në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi katër gëzhoja të kalibrit 6.5 mm. Policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së disa bizneseve të zonës. Po ashtu janë marrë edhe deklarimet e më shumë se 10 dëshmitarëve. Policia po heton në pistën e hakmarrjes si dhe në pistën e konflikteve për shkak të borxheve të mundshme, apo përfshirjes së tij në aktivitete të paligjshme. Në lidhje me këtë ngjarje Policia e Shtetit nuk ka dhënë shumë detaj, ndërsa burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se policia ka ndaluar një prej autorëve të dyshuar. Personi në fjalë është ndaluar nga policia rrugore në zonën e Kopshtit Botanik, teksa lëvizte me një motor që përkon me të dhënat e atij që është larguar nga vendngjarja. Pista e parë lidhet me vrasjen e Dritan Avdylit në Shijak në vitin 1995. Avdyli u vra pasi në bashkëpunim me persona të tjerë i kishin kërkuar një sasi të madhe parash Hykës. Pas vrasjes së Avdylit, disa vite më vonë në rrugën e Qelqit, në ish- kombinat, për këtë ngjarje u vra i dyshuari Durim Kusi. Hyka prej shumë vitesh ishte një nga pronarët e fabrikës së tullave në Vorë, por u detyrua ta mbyllte aktivitetin për shkak të borxheve të shumta. Tefik Hyka veç problemeve ku emri i tij është përfshirë në vitin 1995 në vrasjen e Dritan Avdylit, rezulton se ka patur e përplasje gjyqësore me të vëllain e tij për një truall 350 m2 në Tiranë. Konflikti midis dy vëllezërve ka përfunduar në gjykatë, aty ku gjykata i ka njohur të drejtën e pronësisë të vëllait të 56-vjeçarit Tofik Hyka.

Vrasja e Dritan Avdylit

Biznesmeni që mbeti i plagosur rëndë pas një atentati me armë zjarri pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë është një emër i njohur në zonën e Shijakut. 56-vjeçari Tofik Hyka, 22 vite më parë, në 1995, u dyshua për vrasjen e Dritan Avdylit në Shijak. Sipas akuzës, një person i paguar nga Hyka futi në kurth Avdylin në Shijak, i cili u ekzekutua nga vrasësi me pagesë Durim Kusi. Por ngjarja nuk do të mbaronte këtu pasi njeriu që futi në kurth Dritan Avdylin do të vritej në qendër të Shijakut nga kushëriri i Dritan Avdylit, ndërsa më pas Durim Kusi do të ekzekutohej në Tiranë. Në vitin 1995, Tofik Hyka kishte shkuar në Shijak për të mbledhur bono thesari nga ish të përndjekurit politikë. Me anë të atyre bonove, ai bleu fabrikën e tullave në Vorë, e cila u mbyll pesë vite më parë pasi mbi 200 punëtorë nuk u paguan. Dyshohet se Hyka porositi vrasjen e Avdylit, pasi ky i fundit i bënte presion për t’i marrë para.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme