Atentat në Prishtinë, viktimat i shpëtoi vetura e blinduar

Një atentat me kallashnikovë dhe predhë e kalibrit të panjohur për Policinë, ka ndodhur mbrëmë në fshatin Stallovë të Prishtinës

Policia e Kosovës ka raportuar se dy meshkuj shqiptarë derisa kanë qenë duke lëvizur me veturë, në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga tre persona të dyshuar, shkruan lajmi.net

“Viktimat nuk kanë pësuar lëndime për shkak se vetura me të cilën ishin duke lëvizur ishte e blinduar. Në vendin e ngjarjes njësitë e forenzikës kanë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja të armës AK 47 dhe një predhë e kalibrit të panjohur”, thuhet në raportin e PK-së.

Viktimat i kanë deklaruar Policisë se të dyshuarit janë të njohur për ta, derisa njëri prej tyre është arrestuar.

“Me urdhër të prokurorit janë bastisur dy lokacione dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar ndërsa njëri nga të dyshuari është arrestuar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme