Atentati me 3 viktima në Memaliaj/ “Mund të jetë porositur nga Dubai” -Gazetari jep detaje të reja: Autorët dyshohet të jenë vrasës me pagesë

Atentati i ndodhur në Memaliaj një natë më parë me synim eliminimin e anëtarëve të familjes Kalemi duket se i ka “rrënjët” më të thella, pasi mendohet se sulmi të jetë porositur nga Dubai.


Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në studion e News 24, bazuar në informacionet policore, u shpreh se “atentati është kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa”.

Çelmeta sqaron se seria e krimeve nisi kur u ekzekutua me tritol të vendosur në automjet Aleksandër Sadikaj, i afërm me fisin Kalemi. Pas ngjarjes së rëndë, nisi një “zingjir” krimesh e atentatesh, mes të cilave mbeti i vrarë dhe Edmond Papa, i cili dyshohet të ketë qenë porositësi i vrasjes së Sadikajt.

Gazetari tha se përsa i përket sulmit të mbrëmshëm, uniformat blu kanë mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë, ndërsa në të shfaqet automjeti tip BMW, ngjyrë e zezë, që u gjet disa orë më pas duke u djegur në zonën e Mallakastrës.

Çelmeta raporton se autorët kanë vepruar me shpejtësi, ndërsa kanë dalë lirshëm nga territori i Memaliajt. Sipas tij kjo mund të ketë ndodhur për shkak se në një qytet të vogël, ku nuk kanë ndodhur ngjarje të rënda, ka një numër më të kufizuar të oficerëve të policisë.

Kujtojmë se viktima të atentatit të së shtunës mbeten Shyqyri Kalemi (i ati i Andrea Kalemi), Marsel Çela (kamarieri i lokalit) dhe Bledar Muka (klient). I plagosur mbeti Artur Kalemi, i cili është vëllai i Shyqyriut e njëkohësisht xhaxhai i Tiku Kalemit.

Çela dhe Muka janë viktima të cilët nuk ishin nën shënjestrën e autorëve, por u kapën nga breshëria e plumbave të cilat ishin llogaritur për vëllezërit Kalemi.

Shyqyri Kalemi ishte i ulur në tavolinën e jashtme të lokalit se bashku me vëllain e tij, Artur Kalemi. Pranë tyre ndodhej e klienti Bledar Muka. Ndërkohë punonjësi i lokalit ndodhej në ambientet e brendshme por nuk i shpëtoi sulmit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme